fbpx

Paniku nga koronavirusi/ Lulzim Basha mbledh në PD grupin e ekspertëve, zbulohet se…

basha-8.jpg

Paniku nga koronavirusi ka detyruar kreun e demokratëve, Lulzim Basha të mbledhë sot një grup ekspertësh me të cilët po diskuton lidhur me masat e marra në vendin tonë kundër koronavirusit, që deri më tani ka shkaktuar 5 viktima në Italinë fqinje.

Basha ka mbledhur në takim eskpertë të mjekësisë, si dhe ish-deputetë me profesion mjekë, të cilët mund të ndajnë opinione për menaxhimin e situatës në vendin tonë.

Mes personave të pranishëm në takim janë: Halim Kosova, Tritan Shehu, Orjola Pampuri, Albana Vokshi, etj.

PD herë pas here ka ngritur akuza për menaxhimin që qeveria po i bën rriskut të koronavirusit,  ndërkohë që ministrja Manastirliu u përgjigj sot nga mbledhja e task forcës, duke thënë se nuk mund të bëhet politikë me këtë çështje.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303