Panucci: Hysajn e lashë pushim sepse ishte i lodhur

panucci-1.jpg

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Cristian Panucci, deklaroi pas barazimit 0-0 me Jordaninë se lojtarët dhanë maksimumin dhe për këtë arsye i vjen keq që mundi i tyre nuk u shpërblye me fitore.

“Më vjen keq që nuk fituam. Lojtarët kanë qenë shumë seriozë dhe kanë dhënë gjithçka. Ne patëm mundësitë tona, por nuk arritëm të fitojmë”, u shpreh tekniku italian.

Kur u pyet pse e la Elseid Hysajn në stol, Panucci theksoi se nuk e përfshiu në formacionin titullar vetëm sepse ishte i lodhur pas impenjimeve me Napolin.

“Hysaj ka luajtur shumë me Napolin dhe e lashë pushim”, shpjegoi Panucci.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303