Panucci: Moralisht ishim poshtë, por djemtë reaguan dhe fituan

Kombëtarja shqiptare fitoi sot 1-0 miqësoren ndaj Uellsit në “Elbasan Arena”.

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci tha pas ndeshjes se kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për moralin e skuadrës.

Ai u shpreh: Edhe pse erdhëm pas një humbjeje, djemtë arritën të fitonin dhe të luanin bukur. Edhe pse moralisht ishim poshtë. Unë nuk dal në TV për të treguar që faji është i imi, por djemtë reaguan dhe luajtëm mirë e fituam.

Sakaq, ai u ngacmua edhe për një largim të mundshëm nga drejtimi i kombëtares pas situatës jo të mirë që po kalon kombëtarja. Gazetari e pyeti për takimin me Armand Dukën.

Christian Panucci tha: E kam takuar presidentin Duka pak para ndeshjes dhe për ato që më ka thënë e falënderoj nga zemra, por janë gjëra private. Skuadra ishte gati, kaluam në kundërsulm, reaguan mirë dhe ia dolëm.

Lër një koment