Panucci përgjigjet a do të largohet nëse humb me Skocinë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, është në një komunikim me mediat për dy takimet e radhës së Shqipërisë, miqësoren me Uellsin dhe eliminatoren për Nation League me Skocinë.

Ndër të tjera ai folur edhe për të ardhmen e tij.

I pyetur nëse do të largohet nëse humb duelin e fundit në Ligën e Kombeve atë kundër Skocisë, tekniku italian tha se në rast humbje do të jetë e vështirë për të gjithë.

“Çdo humbje nuk duhet të më faturohet mua. Unë mbaj përgjegjësinë time për rezultatet e kombëtares por në rast të një rezultati negativ ndaj Skocisë atëherë gjithçka bëhet e vështirë, për tifozët, për Federatën, për mua, për lojtarët dhe mbi të gjitha për Shqipërinë që humb shumë”, tha ai.

Lër një koment