Papa bën thirrje për të ndihmuar emigrantët

Papa Françesku paralajmëroi se është kundër një ringjalljeje të lëvizjeve nacionaliste dhe populiste dhe kritikoi vendet që përpiqen të zgjidhin krizën e emigracionit me veprime të njëanshme ose izoluese.

Papa, duke folur diplomatëve sugjeroi që lëvizjet e tilla dhe politikat me dyer të mbyllura e kthejnë kohën 100 vjet pas në periudhën e rrezikshme ndërmjet luftërave botërore.

Marrëdhëniet brenda bashkësisë ndërkombëtare “po përjetojnë një periudhë vështirësie, me ringjalljen e tendencave nacionaliste”, tha ai, duke bërë dialog midis vendeve dhe duke dëmtuar pjesëtarët më të dobët të shoqërisë, përfshirë edhe emigrantët.

Partitë populiste kundër emigrantëve arritën fitime në një numër vendesh vitin e kaluar, duke përfshirë Italinë, Francën, Holandën, Hungarinë, Brazilin dhe Poloninë.

Në Shtetet e Bashkuara, një mbyllje e pjesshme e qeverisë hyri në javën e tretë pasi Presidenti Donald Trump është zotuar të mos tërhiqet në kërkesën e tij për një mur përgjatë kufirit jugor me Meksikën.

Në fjalimin e tij të gjatë, Papa disa herë përmendi Lidhjen e Kombeve që u krijua pas Luftës së Parë Botërore për të promovuar paqen por nuk arriti të ndalonte lëvizjet nacionaliste dhe populiste që ndihmuan në udhëheqjen e Luftës së Dytë Botërore.

“Rilindja e këtyre impulseve sot po dobëson në mënyrë progresive sistemin multilateral”, tha Papa./real-news.tv/

Lër një koment