Tradita e kishës katolie është që të gjithë personat që takohen me Papën, i puthin atij unazën që e mban në gishtin e tretë të dorës së djathtë dhe që konsiderohet të jetë simboli më i fuqishëm i Pontifikatit. Por moslejimin e puthjes së unazës së tij, Papa Françesku e ka të përsëritur.
Pamjet janë filmuar në Bazilikën e Shtëpisë së Shenjtë në Loreto, atje ku pas meshës Papa nisi të përshëndetej me mbi 100 priftërinj e besimtarë. Në mënyrë të përsëritur ai refuzon t’u shtrijë atyre dorën, madje duke i vënë në siklet.
Gjesti është interpretuar si përpjekje e tij për t’i dhënë fund për të parën herë në histori kësaj tradite. Horge Bergolio është i pari liberal në krye të kishës katolike, e dominuar në gjithë historinë e saj nga konservatorët. Krerët e kishës katolike e mbajnë unazën gjatë gjithë periudhës së drejtimit të tyre, deri Papa ndërron jetë. Me pas ajo shkrihet.

