Papa Françesku dënon antisemitizmin

Papa Françesku dënoi antisemitizmin si dhe kërkoi nga të gjitha vendet që të jenë vigjilente kundër tij.

Në komentet e tij para anëtarëve të Komitetit amerikan-hebraik, gjatë një vizite në Vatikan, Papa përsëriti se është mëkat për të krishterët të mbajnë ndjenja anti-semite, pasi ata ndajnë të njëjtën trashëgimi me hebrenjtë.

“Një burim i shqetësimit të madh për mua është përhapja në shumë vende e një klime të ligësisë dhe tërbimit përmes së cilës po zë rrënjë urrejtja” tha Papa Françesku duke vënë në theks valën e re të sulmeve anti-Semite në vende të ndryshme të botës.

Papa nuk përmendi asnjë prej këtyre vendeve mirëpo të dhënat qeveritare të publikuara muajin e kaluar treguan për më shumë se 500 sulme anti-Semite gjatë vitit të kaluar në Francë,ku ndodhet bashkësia më të madhe hebraike në Evropë.

Këto sulme pësuan një rritje prej 74 për qind nga viti 2017.

“Për një të krishterë, çdo formë e antisemitizmit është një refuzim i origjinës së tij” tha Françesku.

Një studim i Bashkimit Evropian muajin e kaluar tregoi se një në tre hebrenj evropianë e kanë konsideruar emigrimin në pesë vitet e fundit, sepse ata nuk ndihen më të sigurt.

Episodet e antisemitizmit kanë përkuar me ngritjen e partive populiste apo nacionaliste në vendet me mbizotërim të krishterë, si Italia, Gjermania, Polonia dhe Hungaria./real-news.tv/