Papa Françesku do ta vizitojë Maqedoninë majin e ardhshëm

Një vizitë shumë e rëndësishme e Papa Françeskut në Maqedoni do të zhvillohet muajin e ardhshëm. Kreu i Kishës katolike në pranverë do të jetë në Shkup, në kuadër të një mini-turneu ballkanik, ku do të vizitojë edhe Bullgarinë dhe Rumaninë.

Turneu do të realizohet mes datës 3 dhe 7 maj vitin e ardhshëm. Në Maqedoni Papa do të jetë përfaqësuesi më i lartë i kishës me seli në Vatikan i cili ka vizituar ish-republikën jugosllave.

Për momentin derisa pritet programi zyrtar i vizitave, mësohet se janë planifikuar tubime religjioze në Sofje, Bukuresht dhe Shkup.

Lër një koment