Papa Françesku kritikon peshkopët e SHBA

pope.jpg

Papa Françesku ka akuzuar peshkopët amerikanë se nuk arritën të tregonin unitet përballë krizës së abuzimit seksual, duke thënë se grindjet e brendshme duhet të përfundonin para një skandali që e ka copëtuar besueshmërinë e Kishës.

Në një letër të gjatë dhe shumë të pazakontë dërguar peshkopëve të SHBA, Papa tha se trajtimi i skandalit tregoi nevojën urgjente për një qasje të re për menaxhimin dhe mentalitetin brenda Kishës Katolike Romake.

“Njerëzit besnikë të Perëndisë dhe misioni i Kishës, vazhdojnë të vuajnë shumë si pasojë e abuzimeve të pushtetit, ndërgjegjes dhe abuzimit seksual, si dhe mënyra e varfër sesi u trajtuan këto çështje”, shkroi Papa, duke shtuar se peshkopët janë “përqendruar më shumë në fajësimin e të tjerëve sesa në kërkimin e rrugëve të pajtimit”.

Papa Françesku ka ftuar rreth 110 peshkopë katolikë dhe dhjetra ekspertë dhe udhëheqës të urdhrave fetarë në Vatikan më 21-24 shkurt për një mbledhje të jashtëzakonshme kushtuar krizës tashmë globale.

Viktimat e abuzimit seksual të klerit shpresojnë që mbledhja më në fund të dalë me një politikë të qartë për t’i bërë peshkopët përgjegjës për keqpërdorimin e rasteve të abuzimit.

Përpara këtij takimi, peshkopët e SHBA u mblodhën të mërkurën në afërsi të Çikagos për 7 ditë lutjeje dhe reflektim shpirtëror.

“Besueshmëria e Kishës është zvogëluar seriozisht nga këto mëkate dhe krime, por më shumë nga përpjekjet e bëra për t’i mohuar apo fshehur ato”, tha Papa Françesku./real-news.tv/

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303