Papa Françesku: Kush ju tha se do të jepja dorëheqjen?

Papa-Francesco.jpg

Papa Françesku ka folur për herë të parë pas raporteve në shtypin italian që i referoheshin dorëheqjes së tij të mundshme. “Nuk e di se ku e gjetën lajmin se dua të jap dorëheqjen. As nuk e kam menduar kurrë“, tha Papa.Madje ai shtoi se pas operacionit që iu nënshtrua tani është në gjendje të mirë. Nga 12 deri më 15 shtator, Papa do të vizitojë Hungarinë dhe Sllovakinë. Udhëtimi i tij i ardhshëm, siç deklaroi ai, do të zhvillohet në Greqi, Qipro dhe Maltë.Së fundi, Papa theksoi se është pothuajse i sigurt se do të jetë në gjendje të marrë pjesë në Konferencën e OKB -së për Ndryshimet Klimatike që do të mbahet në Nëntor në Glasgow.

scroll to top