fbpx

Papa Françesku mesazh të fortë: Tensioni Iran-SHBA rrezikon konflikt në shkallë të gjerë

papa.jpg

Papa Françesku ka mbledhur sot trupin diplomatik të akredituar në Vatikan dhe ka përsëritur thirrjen e tij ndaj SHBA dhe Iranit për dialog dhe vetëkontroll.

“Veçanërisht shqetësuese janë sinjalet që vijnë nga i gjithë rajoni, pas ngritjes së tensioni midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe i cili rrezikon para së gjithash një konflikt në shkallë më të gjerë i cili duhet shmangur me çdo kusht. Unë iu bëj thirrje të gjitha palëve për të shmangur një rritje të përplasjes dhe për të mbajtur gjallë dialogut dhe vetë-kontrollin, në respekt të plotë të ligjshmërisë ndërkombëtare”, – tha Papa Francesku.

Për Papa Franceskun, armët bërthamore “jo vetëm që krijojnë një atmosferë frike, mosbesimi dhe armiqësie, por ato shkatërrojnë edhe shpresën”. Përdorimi i tyre, përsërit ai, “është imorale, një krim, jo ​​vetëm kundër njeriut dhe dinjitetit të tij, por kundër çdo mundësie të së ardhmes në shtëpinë tonë të përbashkët”.

Papa Francesku tha gjithashtu se një botë “pa armë bërthamore është e mundur dhe e nevojshme, dhe është koha që ata me përgjegjësi politike bëhen plotësisht të vetëdijshëm për këtë”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303