fbpx

Papa Françesku: Mos i fajësoni emigrantët!

papa-francesku.jpg

Papa Françesku, gjatë gjithë papatit të tij, iu doli në mbrojtje emigrantëve. Këto komente i bëri në mesazhin e tij për Ditën Botërore të Paqës të Kishës Katolike. Letra iu dërgohet krerëve të shteteve dhe qeverive si dhe organizatave ndërkombëtare.

Papa , i cili sot festoi edhe ditëlindjen e tij, i dënoi udhëheqësit nacionalistë të cilët fajësojnë emigrantët për problemet në vendet e tyre. Ai ndër të tjera tha se: Janë vetë ata që po nxisin mosbesimet në shoqëri përmes fitimeve të pandershme dhe politikave ksenofobike dhe raciste.

“Adresimet politike që tentojnë të fajësojnë emigrantët për çdo të keqe dhe privojnë shpresën nga të varfërit, janë të papranueshme” ka shkruar Papa në letër.

Ai tha se në kohët e sotme “po shënojnë një klimë të mosbesimit e rrënjosur në frikën ndaj të tjerëve ose të huajve, ose ankthit për sigurinë personale”.

Papa Françesku shprehet se është i trishtuar se ky mosbesim gjendet “gjithashtu në nivelin politik, në qëndrimet e refuzimit dhe format e nacionalizmit të cilat po vënë në pikëpyetje vëllazërinë, për të cilën bota jonë e globalizuar ka aq shumë nevojë”.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *