20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Papa Françesku nuk e përjashton vizitën në Korenë e Veriut

spot_img

Papa Françesku po e mendon seriozisht një vizitë në Korenë e Veriut, pasi një ftesë nga udhëheqësi i vendit, Kim Jong-un, i është dorëzuar Papës nga Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, gjatë një audience private në Vatikan.

“Papa ka shprehur dëshirën e tij. Presim që ftesa të formalizohet”, tha Sekretari i Shtetit në Vatikan, Kardinali Pietro Parolin.

Koreja e Veriut është një nga vendet më të kritikuara në botë për persekutimin e të krishterëve, mijëra prej të cilëve syrgjynosen në kampet e punës.

Papa Françesku ka marrë gjithashtu ftesë nga dy peshkopë kinezë që të vizitojë Kinën.

Sidoqoftë, Papa ka zyrtarizuar deri tani vetëm vizitën në Japoni, vitin e ardhshëm.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat