fbpx

Papa kujton 75-vjetorin e çlirimit të kampit në Aushvic

pope-4.jpg

Papa Françesku kujtoi 75-vjetorin e çlirimit të kampit nazist të vdekjes në Aushvic.

Papa shkroi në Twitter se ky ishte një moment për t’u ndalur dhe për të reflektuar.

“Nëse humbasim kujtesën, shkatërrojmë të ardhmen tonë. Përvjetori i Holokaustit, mizoria e papërshkrueshme që njerëzimi mësoi 75 vite më parë, të shërbejë si thirrje për pauzë, për të ndaluar dhe kujtuar. Duhet ta bëjmë këtë, të mos bëhemi indiferentë”, shkroi Papa në Twitter.

Postimi në adresën zyrtare të Papa Françeskut u bë në disa gjuhë, përfshirë polonishten.

Që nga çlirimi i tij 75 vjet më parë, më 27 janar të vitit 1945, Kampi i Aushvic është bërë një nga simbolet e mizorive të Holokaustit. 1,100,000 burra, gra dhe fëmijë janë vrarë në kampin e vdekjes naziste.

Të burgosurit e dërguar në kamp përfshinin hebrenjtë, ciganët, homoseksualët, Dëshmitarët e Jehovait, Polakët dhe Sovjetikët.

Aushvic ishte kampi më i madh i përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe 80% e atyre që mbërritën atje u vranë menjëherë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303