fbpx

Papa mbërrin në Emiratet e Bashkuara Arabe, dënon luftën në Jemen

82788-untitled-design-6.jpg

Papa Françesku ka mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe për vizitën e parë të bërë ndonjëherë nga një prift në gadishullin arab.

Ai u prit në Abu Dhabi nga Princi i Kurorës sheik Mohammed bin Zayed al-Nahyan.

Papa do të marrë pjesë në një konferencë ndërfetare dhe të martën do të mbajë Meshën në të cilën 120,000 vetë pritet të marrin pjesë.

Para se të largohej, ai shprehu shqetësim rreth luftës në Jemen, në të cilën angazhohen Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Popullsia në Jemen është e lodhur nga konflikti i gjatë dhe një numër i madh i fëmijëve po vuajnë nga uria, por nuk mund të hyjnë në depo ushqimore”, tha Papa.

“Thirrja e këtyre fëmijëve dhe prindërve të tyre ngrihet tek Perëndia,” tha ai.

Nuk është e qartë nëse Papa ka në plan të ngrejë çështjen në publik apo privatisht, ndërsa viziton Emiratet e Bashkuara Arabe. Emiratet e Bashkuara Arabe janë të përfshira në Jemen si pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Sauditet.

Rreth një milion katolikë jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, shumica prej tyre nga Filipinet apo India.

Burime i thanë agjencisë së lajmeve AFP se  vizita e Papës “hap dyert për biseda rreth tolerancës që e gjithë bota duhet të dëgjojë”.

Ai i nderoi Emiratet e Bashkuara Arabe si “një vend që përpiqet të jetë model i bashkëjetesës, i vëllazërisë njerëzore dhe një vend takimi midis qytetërimeve dhe kulturave të ndryshme”.

Ndërsa në Abu Dhabi, Papa do të mbajë gjithashtu një takim me sheik Ahmed al-Tayeb, imam i madh i xhamisë së al-Azharit të Kajros, i cili është vendi më i lartë i të mësuarit për muslimanët sunitë.

Murad Batal Shishani i BBC Arabic, i cili ndodhet në Abu Dhabi, thotë se Vatikani shpreson që vizita e Papës mund të lirojë kufizimet për ndërtimin e kishave në rajon, veçanërisht në Arabinë Saudite fqinje, ku vendet jo muslimane të adhurimit janë të ndaluara.

Zyrtarët e Vatikanit thonë se kanë nevojë për një prani më të fortë të Kishës në Emiratet e Bashkuara Arabe për t’u shërbyer komunitetit katolik atje./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303