fbpx

Papa nga ballkoni i Vatikanit: Lutje për zbutje të “zemrave të ngurta”

pope-in-vatican.jpg

Në mesazhin e tij për Ditën e Krishtlindjes, Papa është lutur për zbutje të “zemrave të ngurta” për të ndihmuar t’i jepet fund padrejtësive në botë.

Nga ballkoni i Vatikanit, Papa Françesku foli për “muret e indiferentizmit” që u vunë njerëzve të ikur nga vështirësitë me shpresën për të gjetur një jetë më të mirë.

Papa u lut për ata që u goditën nga konflikti, katastrofat natyrore dhe sëmundjet, duke renditur disa vende.

Ai veçoi pjesë të Afrikës, ku janë vrarë shumë të krishterët.

Ai kërkoi “ngushëllim për ata që janë përndjekur për besimin e tyre fetar, veçanërisht misionarët dhe anëtarët e besimtarëve që janë rrëmbyer, dhe për viktimat e sulmeve nga grupet ekstremiste, veçanërisht në Burkina Faso, Mali, Niger dhe Nigeri”.

Një sulm në prag të Krishtlindjeve në Burkina Faso la 35 persona të vdekur, shumica prej tyre gra.

Qindra njerëz janë vrarë në vend gjatë viteve të fundit, kryesisht nga grupet xhihadiste.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303