30.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Papa për klerikët e përfshirë në abuzime seksuale

spot_img

Papa Françesku u ka thënë atyre që abuzojnë me të miturit të dorëzohen në autoritetet e drejtësisë civile dhe “të përgatiten për drejtësinë hyjnore”, në fjalimin e tij më të fortë deri më sot për krizën e abuzimit seksual në Kishën Katolike Romake.

Në fjalimin e tij vjetor në Curia të Vatikanit në mëngjesin e sotëm, Papa falënderoi gjithashtu mediat për ekspozimin e krizës së abuzimit seksual dhe nxiti të prekurit nga ky fenomen të flasin.

“Unë vetë do të dëshiroja t’i falënderoja ata profesionistë të medias të cilët ishin të ndershëm dhe objektivë dhe kërkuan t’i demaskojnë grabitqarët dhe t’i dëgjonin zërat e viktimave të tyre”, tha Papa.

“Kisha kërkon që njerëzit të mos heshtin … meqë skandali më i madh në këtë çështje është ai i mbulimit të së vërtetës”, tha ai.

“Për ata që keqtrajtojnë të miturit unë do të thoja këtë ;dorëzohuni para drejtësisë njerëzore dhe përgatituni për drejtësinë hyjnore”.

Papa ka qenë nën presion në rritje për të vepruar me vendosmëri ndaj krizës së abuzimit seksual, pas një viti të zbulimeve të rasteve të abuzimit dhe mbulimit të rasteve, duke vënë besueshmërinë e tij në dyshim.

Në maj, të gjithë peshkopët të pranishëm në konferencën e Kilit ofruan dorëheqjen pas skandaleve të abuzimit seksual atje, dhe Papa pranoi se ai gjithashtu “ishte pjesë e problemit”.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat