Papa: Të abortosh është njësoj si të zgjidhësh problemet me një vrasës me pagesë

Papa Françesku e ka krahasuar abortin me punësimin e një vrasësi me pagesë.

“Të ndërpresësh një shtatzëni është njësoj sikur të vrasësh dikë. Të heqësh qafe një qenie njerëzore është njësoj si të paguash një vrasës me pagesë për të zgjidhur një problem”, u tha Ati i Shenjtë besimtarëve në Vatikan.

“Si mundet që një akt që shtyp një jetë të pafajshme të jetë terapeutik, civil apo human?”, pyeti Papa.

Në 29 shtator, Papa Françesku deklaroi se “Djalli është gjallë dhe po punon pa pushim që të dobësojë Kishën Katolike”.

“Kisha duhet shpëtuar nga sulmet e të ligut, akuzuesit të madh dhe në të njëjtën kohë duhet të jetë më e ndërgjegjshme për fajet e veta, gabimet dhe abuzimet e së tashmes dhe të shkuarës”, ka thënë Ati i Shenjtë.

Lër një koment