Paparacët nuk e lëne aktoren të shijojë muajin e mjaltit

Pak kohë më parë aktorja e njohur turke Bensu Soral dhe bashkëshorti i saj Hakan Bass celebruan dashurinë e tyre me martesë. Menjëherë pas saj ata u nisën për në Bahamas për të kaluar muajin e mjaltit në shoqëri vetëm të njeri-tjetrit.

Por me sa duket jo çdo gjë ka qenë siç aktorja e mendonte. Gazetarët dhe paparacët kanë qenë gjatë gjithë kohës pas çiftit dhe duket se kjo gjë i ka shqetësuar.

Teksa ndodheshin në një qendër tregtare ata janë rrethuar nga mediat dhe e vetmja gjë që Bensu ju ka kërkuar, është ta lënë të qetë për pak kohë. “Nuk e kemi marrë veten akoma nga dasma dhe muaji i mjaltit.

Ka qenë çdo gjë shumë intensive dhe paparacët na kanë ndjekur në çdo hap. Tani, kemi thjesht nevojë të qetësohemi disa ditë vetëm pranë njëri-tjetrit. Kështu që ju lutem, na lini të kalojmë kohë me njëri-tjetrin sepse po bëhet e pamundur prej jush”, është shprehur aktorja.

Lër një koment