13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

“Paqe mes 4 besimeve”, 1 minutë me sytë nga Shqipëria

spot_img

Në janar të 2015-ës, në mesin e disa tragjedive që kishin prekur Parisin e tronditur nga sulmet terroriste, bota ktheu sytë nga Shqipëria. Në marshimin e madh të solidaritetit botëror kundër terrorizmit dhe intolerancës fetare, Shqipëria u bë shembulli unikal i harmonisë fetare, konkretizuar me praninë e katër krerëve të besimeve të ndryshme fetare, teksa ecnin përkrah njëri-tjetrit. Në fakt kjo ishte dëshmi e bashkëjetesës të komuniteteve të ndryshme fetare në vendin tonë, një element identifikues ky për vendin tonë i vlerësuar edhe nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Tashmë është blogeri izraelit Nuseir Yassin, i cili më në fund e ka prekur nga afër të vetmin vend, ku besimi i ndryshëm nuk krijon ndasi në mes popullit.

Në shumë vende, besimi i ndan njerëzit” – thotë ai – “por jam shumë i lumtur t’ju them se e gjeta një vend ku besimi nuk krijon ndasi. Kjo është  historia e vendit të bukur të quajtur Shqipëri“.

Në një video mjaft interesante dhe të veçantë, blogeri tregon vetëm në 1 minutë, këtë virtyt të rrallë të shqiptarëve.

4 lloje të ndryshme besimesh jetojnë në paqe. Dhe nuk e ekzagjeroj kur them se ju nuk do të jeni në gjendje të thoni kush është mysliman kristian apo çfarëdo tjetër sepse kur i pyesni se cilit besim ata i përkasin ata do të thonë: “Nuk ka rëndësi” sepse besimi nuk i përcakton njerëzit këtu. Ata janë thjesht shqiptarë që jetojnë së bashku. Qëkur isha i vogël më kanë mësuar që besimi është mjaft personal mes vetes dhe zotit tënd dhe në Shqipëri besimi është në vendin e duhur, mes njerëzve dhe zotit të tyre“, thotë blogeri Nuseir Yassin.

Shqipëria duket se e ka tërhequr vëmendjen e tij maksimalisht, pasi blogeri i ka dedikuar dy histori në rubrikën e tij të quajtur “One Minute” – (Një minutë). Më herët, pak ditë më parë, ai promovoi besën, rëndësinë dhe domethënien e fjalës së dhënë e cila duhet mbajtur edhe nëse rrezikon jetën.

Personazh i kësaj videoje ishte edhe Presidenti i vendit Ilir Meta, i cili përmendte faktin se si një popull i nënë Terezës, arriti të strehonte hebrenjtë, kur shumë shtete i kthyen shpinën.

/Real News

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat