fbpx

Para, bizhuteri dhe sende shtëpiake, fundoset i riu “skifter” që bënte namin me vjedhje

hajdut.jpg

Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim është kapur nga policia. Ai akuzohet si autor i dyshuar i 8 vjedhjeve të ndodhura në Krujë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe zbardhjen e vjedhje të ndodhura më parë, ndaluan shtetasin E. S., 23 vjeç, banues në Fushë Mamurras.

Ky shtetas është autori i dyshuar i 8-të, vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

Më datë 26.08.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit O. Xh., rreth 30.000 lekë.

Më datë 26.08.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases R. M., rreth 30.000 lekë, 2 aparat celular dhe bizhuteri floriri.

Më datë 15.12.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. L., një laptop.

Më datë 27.11.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit L. P., rreth 30.000 lekë dhe një televizor.

Më datë 19.10.2020, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit Sh. Z., por pasi është pikasur nga pronari i shtëpisë është larguar.

Më datë 10.10.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit T. Gj., rreth 70.000 lekë.

Më datë 13.07.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases A. D., disa sende shtëpiake.

Më datë 13.08.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. C., rreth 3 milion lekë dhe bizhuteri floriri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303