Para ikjes, Gjiknuri shpall koncesionin 58 milion euro

Në pritje të dekretit për shkarkim, Ministri Gjiknuri, në datë 31 dhjetor shpall koncesion për Termocentralin e Vlorës. Ky është prokurimi i fundit për PPP / Koncesione për vitin 2018. Autoriteti Prokurues është  pikërisht Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Të dhënat janë bërë publike nga Open Data Albania dhe vlera e parashikuar e koncesionit që pritet të finalizohet në shkurt është 58 milionë euro.

Objekti i Prokurimit: Dhënie me Koncesion / PPP për rehabilitimin dhe vënien në Punë të Termocentralit të Vlorës dhe të Tubacionit Fier – Vlorë të furnizimit me gaz të TEC.

Përshkrim i Shkurtër i Koncesionit / Kontratës së Partneritetit Publik Privat sipas Open Procurement Albania:

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur të implementojë projektin e rehabilitimit dhe të operimit të Termocentralit të Vlorës, përfshirë mundësisht një degëzim të tubacionit të gazit Fier – Vlorë. Përzgjedhja e ofertuesit Fitues do të bëhet bazuar në një procedurë të hapur konkurrimi, sipas kritereve specifike të kualifikimit dhe vlerësimit. Kohëzgjatja e Kontratës koncesionare / PPP është 20 vjet, duke filluar nga momenti i rehabilitimit, operimit të TEC dhe pasi të jetë siguruar furnizimi me gaz i TEC-it të Vlorës. Burimi i financimit: Kapital Privat.

Vendndodhja e Objektit të Kontratës: termocentrali i Vlorës (TEC) ndodhet në bregun e Detit Adriatik, 6 km nga qyteti i Vlorës.

Gara e hapur pritet të finalizohet në shkurt. Vlera e parashikuar për koncesionin është 58 milion Euro ose 7.24 miliard lekë.

Të dhënat e publikuara nga Open Data Albania:

Lër një koment