Para pak muajsh doli nga burgu, arrestohet 31-vjeçari, çfarë iu gjet në automjet

polici-korc.jpg

Një 31-vjeçar u arrestua pranë gjimnazit “Themistokli Gërmenji” në Korçë.

Policia ushtroi kontroll në automjetin tip “BMË X5” të Andi Mullallit ku gjeti dhe një armë zjarri.

31-vjeçari është emër i njohur për policinë pasi vetëm pak muaj më parë ka dalë nga burgu. Ai është dënuar pasi ka grabitur një person tjetër dy vite më parë nën kërcënimin e armës.

Klaus (Andi) Mullalli, në 2018 ka arritur të grabisë shumën prej 400 mijë lekësh dhe 130 eurosh në fshatin Boboshticë-Korçë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303