fbpx

Paralajmërimi i BERZH për uljen ekonomike, Meta bën kërkesën urgjente

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për paralajmërimet e fundit të BERZH dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare të cilat flasin për uljen ekonomike të Shqipërisë, duke kërkuar rishikimin e modelit ekonomik për tejkalimin e krizës.

 “Ndaj duhet të punohet seriozisht për të mbështetur aktivitetet ekonomike aktuale, por dhe të mendohet për të tejkaluar krizën strukturore duke rishikuar modelin ekonomik.

Modeli ekonomik duhet të mbështetet në diversifikimin e ekonomisë për të ulur riskun e krizave dhe për të siguruar një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Zgjerimi i kapaciteteve portuale, i rrjetit të transportit, si dhe i transmetimit të energjisë është potencialisht një mundësi tjetër për të shfrytëzuar avantazhin tonë gjeografik rajonal”, mbyll reagimin Presidenti Meta.