TË FUNDIT

Paralajmërimi i frikshëm i guvernatorit të Kalifornisë: Presim të infektohen 25.5 milionë vetë!

Guvernatori Gavin Newsom u tha banorëve se ata duhet të dalin nga shtëpia vetëm kur është e domosdoshme.

Duke qenë se Kalifornia është shteti më i populluar i SHBA-së, nxorri urdhrin që 40 milionë banorët e saj të qëndrojnë në shtëpi.

Guvernatori bëri dhe një paralajmërim të frikshëm:

“Nga përllogaritjet që kemi bërë rezulton se pa masa ekstreme, brenda 8 javësh mund të infektohet 56% e popullsisë në Kaliforni, apo 25.5 milionë vetë”, thoshte ai në një letër dërguar Trumpit ku i kërkonte dërgimin e anijes spitalore USNS Mercy në portin e Los Angelesit.

Kalifornia është ndër shtetet e para amerikane që vendos kufizime të përgjithshme. Në fillim të kësaj jave, Nevada po ashtu njoftoi se bizneset jothelbësore do të mbyllen për 30 ditë.

Në SHBA, më shumë se 13,600 njerëz kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin nga 7,000 që ishin një ditë më parë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat