Paralajmërimi i izraelitit: Ndaj Shqipërisë luaj edhe pa këmbë

download-1.jpg

Në Izrael janë shumë të lumtur për fitoren e mbrëmshme kundër Skocisë me rezultatin 2-1.

Në një prononcim pas ndeshjes, sulmuesi i kombëtares izraelite që aktivizohet me Salcburgun, Munas Dabur, është shprehur se fitorja ndaj Skocisë i është dukur si më e bukura në karrierë.

Ai u dëmtua mbrëmë por është i bindur se do të jetë në fushë ndaj Shqipërisë.

“Ishte shumë e rëndësishme të fitonim ndaj Skocisë, dhe mua personalisht më është dukur si fitorja e parë në karrierë. Më vjen mirë që arritëm të merrnim rezultat pasi kemi luajtur mirë, kemi bërë futboll të mirë dhe në fund ia dolëm. Ishte ndeshje ku të gjithë lojtarët kërkonin maksimumin dhe Skocia mjaftohej edhe me një pikë. Në ndeshjen ndaj Shqipërisë unë do të luaj edhe nëse nuk kam njërën këmbë”, u shpreh Dabur.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303