fbpx

Paralajmërimi i LDK: Nëse asociacioni bëhet sipas marrëveshjes së fundit me Serbinë, do ketë pasoja

ldk.png

Zyrtari i lartë i LDK-së, Hajredin Kuçi, thotë se nëse asocasioni i komunave serbe, do të bëhet sipas marrëveshjes së fundit me Serbinë, do të ketë pasoja afatgjata.

Ai thotë se nëse qëndron marrëveshja e fundit me Serbinë, pasojat e saj do të vërehen edhe pas disa dekadash. Në një intervistë për KosovaPress, Kuçi, thotë se Asociacioni i komunave serbe është pushtet i tretë në Kosovë, ndërsa Kushtetuta e Kosovës njeh vetëm dy pushtete. “Duhet t’i bindim partnerët ndërkombëtar, cili është ky draft i mirë, i pranueshëm, por asnjëherë që nuk lejon pushtet të tretë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Unë them sa më herët të kishte ndodhur raporti me asociacion, më pak pasoja do të kishte.

Nëse mbetet në marrëveshjen e fundit, këtë që po e thonë juridikisht të obligueshme, do të ketë pasoja më të rënda dhe mbi të gjitha, definimi territorial, cili do qoftë ai, do të ndikojë negativisht në zgjidhjet që do të bëhen pas 20-30 viteve”, tha ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303