Paralajmërimi i radhës i Lul Bashës për Edi Ramën

Kryedemokrati Basha ka qenë i pranishëm gjatë protestës së opozitës përpara Drejtorisë së Policisë.

Ne fjalën e tij, Basha ka lëshuar disa thirrje dhe paralajmërime ndaj kryeministrit Rama, duke thënë se ‘junta i ka orët e numëruara’.

“Parlamenti ka rënë, në ato karrige janë ulur figurina. Ata përfaqësojnë faqen e  zezë dhe llumin  e këtij vendi. Nga parlamenti i krimit ka dal një qeveri e krimit me në krye njeriu më të korruptuar e të kriminalizuar. E gjitha Shqipëria është  bashkuar kundër një grushti shteti e një junte në vend. Junta i ka orët e numëruara.  Maduro i Ballkanit i ka orët e numëruara. Skenari i dhunës u sherbet Ramës për të treguar botës se i vetmi i interesuar për dhunën është Maduro i Ballkanit. Asnjë nga bijtë e bijat tanë nuk do të qëndrojnë  në kthetrat e drejtësisë së kapur që merr urdhra politikë, ne duhet ti çlirojmë ata. O me juntën kriminale o me popullin e bashkuar për liri dhe demokraci”, tha Basha./real-news.tv