Paralajmërimi i Ramës për bashkitë djathta që po zbatojnë vendimin e Metës

profimedia-0327638623.jpg

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Prime Minister of Montenegro Dusko Markovic (not pictured), at the Vila Gorica, in Podgorica, Montenegro, 03 April 2017. Rama arrived in Podgorica for a one day official visit., Image: 327638623, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, TEMP EPA

Pasi disa bashki të djathta dhe ato të drejtuara nga LSI kanë nisur të zbatojnë vendimin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ka ardhur edh reagimi i Kryeministrit Edi Rama.

“Kryebashkiakë demokratë!Mos bini viktimë e katërshes SB/IM/LB/MK duke nxjerrë pengesa për zgjedhjet. Referojuni ligjit jo hallit të tyre të madh e as zhurmës së tyre të kotë. Nuk ju nxorri PS nga gara po ata dhe ata duhet të përgjigjen para jush, jo ju para tyre. Ligji s’ka mëdyshje”, ka apeluar Kryeministri Edi Rama në Tëitter.

Bashkia e Kukësit, Kamzës, Shkodrës, Burrelit, Skraparit dhe Delvinës kanë urdhëruar KZAZ-të në këto qytete të lirojnë menjëherë ambientet ku po përgatitet baza materiale për votime, pasi sipas dekretit të presidentit Ilir Meta, zgjedhjet e 30 qershori nuk do të mbahen.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303