fbpx

Paralajmërimi i studentëve: Nesër, surprizë Ramës

WhatsApp-Image-2018-12-13-at-15.18.26-1024x683.jpeg

Edhe pse protesta është konsideruar e mbyllur, ende vazhdon të ketë studentë të cilët mblidhen para Kryeministrisë. Para dy ditësh, studentët i dërguan disa kartolina Ramës, për të plotësuar kauzat e tyre, ndërsa sot kanë deklaruar që nesër do i bëjnë një surprizë kryeministrit.

Kanë qenë dy studentët, Arlind Hoxha dhe Armando Xhoxha,të cilët në media kanë theksuar se do vijojnë protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Më lidhje me surprizën që do i bëjnë nesër kryeministrit, studentët nuk zbuluan asnjë detaj. “Gjatë protestës së nesërme, do të ketë një surprizë për kryeministrin. Do të ketë një surprizë për Krishtlindje, por nuk do ta zbulojmë sot”, theksuan studentët.

Ndërkohë, lidhur me bashkimin e diasporës në protestës e studentëve, të rinjtë shprehen se i mirëpresin.

“Çështja e protestës së diasporës është njoftuar një vit më parë. Ne mirëpresim çdo person që i bashkohet protestës. Nëse ato do të vendosin, që ti bashkohen kauzës tonë janë të mirëpritur. Do të bashkohemi dhe do të flasim me të gjithë studentët që të marrim një vendim, nëse do të protestojmë më to”, thanë ata./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *