fbpx

Paralajmërohen shkarkime, zbardhen detaje nga brenda PS

Në mbledhjen që zhvilloi pak më parë me drejtuesit politikë të PS-së në qarqe Rama ka qenë i prerë.

Rama ka kërkuar që të evidentojnë çdo drejtor që nuk i ka ofruar shërbimin e tyre qytetarëve, që ka dështuar dhe të shkarkohet.

“Ata drejtues institucionesh që nuk kanë performancë të mirë, duhet të zëvendësohen”, mësohet të ketë thënë Rama. P

Mësohet se drejtuesit politik kanë dorëzuar analizën e tyre mbi problematikat e qytetarëve dhe përformancën e shërbimeve nga drejtuesit e institucioneve.