fbpx

Paralajmërohen tensione te Teatri Kombëtar, Policia Bashkiake ngjit vendimin e qeverisë dhe…

Po paralajmëron përplasje dhe tensione te Teatri Kombëtar. Pas vendimit të Qeverisë që e kalon zyrtarisht në pronësi të Bashkisë së Tiranës godinën,  Policia Bashkiake e Tiranës ka rrethuar këtë pasdite Teatrin Kombëtar.

Mësohet se policia ka ngjitur vendimin e qeverisë te dera e Teatrit Kombëtar, ndërsa iu ka kërkuar artistëve të lirojnë godinën.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ndërsa po kundërshtohet nga artistët, që janë në mbrojtje të godinës aktuale të teatrit.