fbpx

Paralajmërohet burg/ Rama: Ja ku do lirojmë dhe ku do shtrëngojmë masat

Në komunikimin live të pasdites së sotme, Kryeministri Edi Rama tha se nga autoritetet po diskutohet në lidhje me ashpërsimin e masave ndëshkuese për ata persona që shkelin fashën e orareve të levizjes. Kryeministri paralajmëroi burg.

Rama tha se po mendon të lehtësojë disa masa shtrënguese, siç është lëvizja me makinë për ata që janë në një punë të lejuar, por nga ana tjetër do shtrëngohen masat për për ata që shkelin hapësirën e kufizuar të lirisë deri në “heqje lirie”.

“Duke lehtësuar fashën orare, apo lëvizjen me automjet për punë, të të gjithë atyre që janë në një punë që sot lejohet, atëhere duhet të rrisim fort sanksionet për ata që do ta shkelin hapësirën e kufizuar të lirisë, dhe duhet të shkojmë ndoshta deri në heqje lirie, për dikë që merr automjet për të shkuar në punë dhe e përdor automjetin e tij privat për të transporuar edhe njerëz të tjerë. Kjo është ajo që jemi duke diskutuar me ekspertët”, tha ndër të tjera ai.