fbpx

Paralajmërojnë artistët në mbrojtje të Teatrit: Dhunës do i përgjigjemi me dhunë

Artistët janë të vendosur që të vijojnnë qëndresën në mbrojtje të teatrit edhe pas tensioneve të sotme, teksa punonjës të policisë bashkiake të Tiranës kanë tentuar të hyjnë në godinë e Teatrit, por janë përballur me artistët e aktivistët që mbrojnë prej vitesh nga shembja Teatrin.

Ndërkohë artistët dhe aktivistët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, janë mobilizuar dhe kanë bërë thirrje që policia bashkiake të largohet nga sheshi i Teatrit Kombëtar.

Regjisori Edmond Budina është shprehur me tone të ashpra kundër policisë bashkiake dhe Veliajt, duke deklaruar se artistët do të derdhin gjak për Teatrin Kombëtar.

Ndërkohë aktori Neritan Liçaj është shprehur se dokumenti që solli policia bashkiake ishte një letëtr bakalli dhe se artistët do ta mbrojnë me jetë Teatrin Kombëtar. Liçaj nuk u kursye në akuza ndaj kryebashkiakut Veliaj, duke e cilësuar si një ‘zhapikor’ dhe ‘taleban’.

“Brenda teatrit është një pasuri e jashtëzakonshme, ka qënë qytetari që ka paguar, është vlerë shpirtërore dhe historike. Cdo centimetër katror e tij frymëzon, është një histori e mrekullueshme. Kryetari të vijë këtu, bujrum ose do i shkojmë te bashkia ta nxjerrim me shkelma se është i paligjshëm si kryebashkiak. Ai e ka shumë keq punën edhe te Unaza e Re, të ketë kujdes, do ia hanë kokën edhe tek unaza edhe këtu! Ne do ta mbrojmë teatrin si në 24 korrik, hapat tona dihen, janë hapa ligjore. Ai të japë përgjigje në SPAK, ne do vazhdojmë të ngremë padi për këtë zhapikorin e bashkisë. Ne nuk duam përplasje civile por nëse ata do këmbëngulin, akteve të dhunës i përgjigjemi me dhunë”.