23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Paralajmëron gazetarja: Po lirohet një i dënuar me burg të përjetshëm

spot_img

Po përgatitet lirimi i një të dënuari me burgim të përjetshëm. Paralajmërimin e ka bërë  gazetarja Anila Hoxha në një postim në rrjetet sociale.

Gazetarja shkruan se në  pritje të rezultateve të vettingut, kur të gjithë po numërojmë kokat e prera të gjyqësorit dhe prokurorisë, të tjerët po shijojnë rrëmujën.

“Vini re …! !! A po bëhet gati “dreqtësia” të nxjerrë në liri një tjetër të dënuar te përjetshëm???! Në pritje të rezultateve të vettingut, kur të gjithë po numërojmë kokat e prera të gjyqësorit dhe prokurorisë, të tjerët po shijojnë rrëmujën. Në kushtet kur gjyqësori është në kolaps, ky i dënuari i përjetshëm mund të dalë javët në vazhdim. Dhe me shumë mundësi ky vendim do shpallet nga një gjykate rrethi. Kaq. Do doja që kjo qe sapo shkruajta të ishte një status fake neës. Por nëse do jetë kështu, mundësitë përse ai do lirohet janë: Lekët…..!! Nuk ka kush e kontrollon gjykatën sepse Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nuk ekziston. Prokuroria e Përgjithshme po fle gjumë. Prokurorët e thjesht janë të pataksur sepse kanë dy llogari të hapura, nga njëra anë kriminelet dhe nga ana tjetër presioni i vettingut. Disave prej tyre madje kanë filluar tu dërgohen mesazhe dhe të kërcënohen nga vettingu edhe nga njerëz që i kanë hetuar. Këshilli i Lartë Gjyqësor është në autobuz dhe mban ende të arkivuara 180 ankesa të qytetarëve që, pas ngritjes së KLGJ, ankohen se gjyqtarë të caktuar kanë shkelur ligjin dhe paanësinë e pushtetit të tretë. Por këto ankesa janë arkivuar në listë pritjeje, derisa të ngrihet Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, që do duhet të kryente hetimin për këto ankesa. E gjitha kjo i shkon për shtat asaj barsaletës me kafshë pylli: Gomarin po e kafshonte ujku dhe ai i shkreti mbylli syte fort dhe u lut : ” Bëje Zot ëndërr ..!”, shkruan Anila Hoxha. /real-neës.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat