fbpx

Paralajmëron, Spartak Ngjela: Rama-Basha nuk zgjidhen deputetë nëse…

Avokati i njohur në vend, Spartak Ngjela, nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetet social ka analizuar situatën politike në vend.

Sipas avokat Ngjelës, nëse aplikohet sistemi zgjedhor me lista të hapura, as Rama e as Basha nuk do mund të dalin deputetë, rrjedhimisht do bien dhe si kryetar partish.

“Janë tre kërcënime që po i vijnë ndërkohë korrupsionit të lartë shtetëror: nga reforma në drejtësi, nga reforma antikorrupsion dhe nga reforma e sistemit zgjedhor me lista të hapura.

Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Lulzim Bashën në Partinë Demokratike.

As Rama dhe as Basha nuk dalin dot deputetë nëse vendoset sistemi me lista të hapura. Dhe si rrjedhojë, do të rrëzoheshin edhe si kryetarë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Pikërisht me këtë arsye, me vendosjen e sistemit të listave të hapura, rrëzohet përfundimisht tirania partiake e dy kryetarëve të partive të mëdha, të cilët janë në krye të tyre jo me zgjedhje, por me uzurpim korruptiv”, shkruan ndër të tjera Ngjela.