Paralajmëron Voltana Ademi: Do të kemi sërish situata të nxehta

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, në një intervistë të dhënë sot në neës24 ka  paralajmëruar se do të kemi sërish situata të nxehta politike në vend. Sipas saj, qytetarët kanë dhënë mesazhe të forta për opozitën.

“Është një çështje që vijon të rëndohet. Do të kemi sërish situata të nxehta me sa duket. Me sa duket do të shohim prapë, duket se nuk e kemi arritur fundin. Janë mesazhe të forta ato që kanë dhënë njerëzit, e do të na mbajnë në këtë ‘luftë’”, u shpreh kryebashkiakja e Shkodrës. /real-news.tv/