‘Paralizohet’ Armina Mevlani: Oh zot, ishte e tmerrshme…

Armina Mevlani është mjaft aktive në rrjete sociale dhe ndjekësve të saj u tregon detaje të shumta nga përditshmëria. Së fundmi ajo ka ndarë me të gjithë një nga eksperiencat më të tmerrshme që ka provuar, që mund t’i ndodhë kujtdo.

Bloggerja ka zbuluar se ditën e djeshme ka provuar paralizën e gjumit dhe ka treguar se është trembur shumë. “Dje provova paralizë gjumi! Ishte e tmerrshme, isha zgjuar, por nuk mund të flisja. E ka provuar dikush tjetër?”, ka shkruar Armina në një postim në ‘Instagram’.

Më pas disa ndjekës të saj kanë treguar se kanë provuar të njëjtën gjë si ajo dhe se ka qenë diçka tmerruese për ta. “Oh Zot e kam provuar dy herë dhe ishte e tmerrshme. U panikova dhe as nuk mund të flisja dhe të bëja asgjë. Eksperienca më e shëmtuar që kam provuar”, ka treguar dikush nga ndjekësit e Mevlanit.

Të tilla mesazhe e kanë qetësuar edhe vetë bloggeren, pasi ajo ka vërtetuar se paraliza e gjumit mund t’i ndodhë kujtdo. “Ju ndodh shumë njerëzve! Është mirë të ndash jo vetëm gjërat e bukura, por edhe gjërat që mund të na frikësojnë”, ka shkruar Armina pasi ka marrë mesazhe të shumta nga personat që e ndjekin.

Paraliza e gjumit mund të ndodhë kur ju jeni duke fjetur ose duke u zgjuar dhe nuk është diçka e rrezikshme. Shumica e njerëzve e kalojnë këtë gjë 1 apo 2 herë në jetë dhe kryesisht shkaktohet nga mungesa e gjumit, fjetja me shpinë ose është e trashëguar.