25.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Parandalohet ngjarja e rëndë në Tiranë, vjen njoftimi

Është parandaluar një ngjarje që mund të kishte pasur pasoja fatale.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet R. E., ndërsa atij gjatë kontrollit policor iu gjet një kallashnikov me një krehër me fishekë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Asdreni”, një 30-vjeçar kishte konflikt me bashkëshorten dhe mbante armë zjarri në ambientet e banesës së tyre, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës në familje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 22 fishekë. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. E., 30 vjeç dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat