Parashikimi i motit, 04 korrik 2019

motii-1.jpg

Vijon ndikimi i motit të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ku më mbizotëruese kthjellimet do të jenë në zonat e ulëta.

Ndërsa ndryshe paraqiten kushtet atmosferike në zonat malore, ku vranësirat do të jenë prezente duke sjellë shira afat-shkurtër në zonat Veriore dhe përgjatë kufirit Lindor.

Moti do të mbetet i nxehtë ndërsa mesdita në zonat malore nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të izoluara në formën e stuhive. Era do të  jetë me drejtim  Veriperëndim (NW) me shpejtësi  7 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 3 me lartësi vale 0,3–0,5  metër në det të hapur.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në vlerat minimale dhe maksimale, duke u luhatur nga 16 gradë C deri në 38 gradë C.

Era do të fryjë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore   18/37°C

Zonat e  ulëta  20/40°C

Zonat  bregdetare 23/36°C

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303