Parashikimi i motit, 10 korrik 2019

Gadishulli i Ballkanit  do të ndikohet qarkullimi i masave ajrore të freskëta  të paqëndrueshme me origjinë nga Europa veriore të cilat do të ndikojnë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë duke sjellë reshje shiu me stuhi dhe rënie të temperaturave.

Moti për ditën e sotme do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu me stuhi me aktivitet kryesor në mesditë.  Era do të  jetë  e vrullshme me drejtim  Jugperëndim (SW) me shpejtësi  15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5–2,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore   18/27°C

Zonat e  ulëta  22/32°C

Zonat  bregdetare 24/31°C