Parashikimi i motit, 31 dhjetor 2018

TIRANE, 31 dhjetor/ATSH/- Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira dhe kthjellime.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në zonat malore parashikohet kryesisht mot i vranët.

Gjithashtu, parashikohet reshje bore në intensitet të ulët në ekstremet malore në Verilindje e Juglindje.

Në zonat malore dhe ato kodrinore do të ketë prezencë të ngricave, kryesisht në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Parashikohet mjegull në orët e mëngjesit përgjatë zonave malore dhe ato luginore. Era do të fryjë me drejtim Lindje-Verilindje e vrullshme në bregdet deri 20m/sek e pasuar nga një valëzim i forcës 3.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 0/10 diell re
Kukës -2/5 re borë e dobët
Lezhë 2/10 diell re
Dibër -2/3 re
Durrës 2/10 diell re
Tiranë 2/11 diell re
Elbasan 2/10 diell re
Berat -2/11 diell re
Vlorë 3/12 diell re
Korcë -3/2  re borë e dobët
Gjirokastër -2/9 diell re
Sarandë  6/14 diell re

Lër një koment