Parashikimi i motit, 5 Dhjetor

Do të vijojë ndikimi i kthjellimeve dhe vranësirave të herëpashershme në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, më të theksuara vranësirat në zonat juglindore, duke rrezikuar reshje të dobëta shiu e dëbore.

Pasditja dhe mbrëmja do të mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -4°C në 18°C.

Lër një koment