fbpx

Parashikimi i motit për sot, 5 prill 2020

Sot priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit por lokalisht mesatare në qarkun Kukës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, temperaturat maksimale do të shënohen në vendet e ulëta 20 gradë celcius, ndërsa temperaturat minimale në vendet malore 2 gradë celcius.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 19 °C

në vendet e ulëta: 10 / 20 °C

në vendet malore: 2 / 11 °C

ERA

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.