Parashikimi i motit për sot, e diel, 2 qershor 2019

Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik, e cila gradualisht do të dobësohet duke influencuar në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot me reshje shiu.

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu në orët e mesditës të karakterit në formën e stuhive dhe rrebesheve të herëpashershme në të gjithë vendin.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 1,0–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 12/20°C

Zonat e ulëta 12/24°C

Zonat bregdetare 14/23°C

 

Kosova

Moti do të jetë me vranësira të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu.

Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C në mëngjes deri në 21°C gradë Celsius në mesditë.