fbpx

Parashikimi i motit për sot, e enjte, 30 maj 2019

Gadishulli i Ballkanit vazhdon të jetë në aktivitetin e qendrës me presion të ulët atmosferik,  e cila gradualisht do të humbasë fuqinë e saj në javën e ardhshme.

Moti do të me alternime vranësirash dhe reshje shiu të herëpashershme të karakterit lokal në formën e rrebesheve të shkurtra.

Nuk do të mungojnë dhe kthjellimet. Era do të  jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi  i forcës 5 me lartësi vale 1,0–2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten konstante.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore   11/22°C

Zonat e  ulëta  16/27°C

Zonat  bregdetare 15/26°C

 

Kosova

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira  të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu  të izoluara.

Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C  në mëngjes deri në 23°C gradë Celsius në mesditë.