fbpx

Parashikimi i motit për sot, e enjte, 9 janar 2020

Gadishulli i Ballkanit vazhdon të jetë në aktivitetin e rrymave ajrore shumë të ftohta kontinentale, të cilat po mbajnë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës temperatura të ulëta.

Moti sot do të jetë me diell, mjegull përgjatë luginave të lumenjve. 
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi deri në bregdet 8  m/sek  bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat do të jenë me rritje graduale në mesditë.
Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -8/7°C 

Zonat e ulëta  -7/16°C

Zonat bregdetare 1/14°C

 

Kosova

Moti do të jetë me kthjellime, ngrica dhe akull.

Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -9°C në mëngjes. ndërsa mesdita  deri në 6°C gradë Celcius në mesditë.