fbpx

Parashikimi i motit për sot, e mërkurë, 15 janar 2020

Paraditja dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të dendura vranësirat paraqiten në Juglindje duke rrezikuar reshje të pakta dëbore. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes vijon moti me kthjellime dhe vranësira, por pa rrezikuar reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë duke luhatur vlerat ditore nga -13°C mëngjesi në zonat malore deri në 10°C mesdita në bregdet.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi deri mbi 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.