Gadishulli i Ballkanit do të mbetet në ndikimin e periferisë së presionit të ulët atmosferik e cila do të influencojë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot pjesërisht të stabilizuar.
Moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave në mesditë të pasuara nga reshje shiu të karakterit lokal në formën e stuhive dhe rrebesheve në zonat malore pjesërisht dhe zonën qendrore.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet.
Valëzimi i forcës 5 me lartësi vale 1,0–2,0 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 11/22°C
Zonat e ulëta 15/26°C
Zonat bregdetare 14/26°C
Kosova
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu.
Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C në mëngjes deri në 21°C gradë Celsius në mesditë.