fbpx

Parashikimi i motit për sot, e premte, 6 dhjetor 2019

Ballkani është përfshirë nga rryma ajri të ftotha me origjinë verilindore, të cilat do të kushtëzojnë rënie të konsiderueshme të temperaturave në vendin tonë.

Moti do të jetë me kthjellime me prani të mjegullës në Verilindje dhe Juglindje.

Temperaturat do të pësojnë rënie të menjëhershme.

Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -7/4°C
Zonat e ulëta 0/14°C
Zonat bregdetare 4/14°C